Albi Commerce bën distribuimin e produkteve me renome botërore të konsumit të gjerë në tërë Kosovën.

Posedon një qendër distributive shumë moderne, me një sipërfaqe prej 5000 m2. Kompania është formuar më 5 shtator të vitit 1990. Përkushtimi i thellë dhe fuqia organizative e bën që të përballojë shumë sfida dhe të shënoj rritje të vazhdueshme, duke u shndërruar në një kompani distributive të pashmangshme në tregun e Kosovës. Përbëhet nga një ekip me njohuri të thella të distribuimit, menaxhmentit ekzekutiv, marketingut dhe menaxhmentit financiar. Ky ekip siguron zgjedhjen e produkteve me cilësinë më të lartë dhe arritjen e tyre me kohë në pikat përkatëse të shitjes. Menaxhimi i suksesshëm i brendeve botërore dhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me partnerët lokalë e ka bërë Albi Commerce-in një adresë të rëndësishme nëpërmjet së cilës kompanitë ndërkombëtare synojnë depërtimin në tregun e Kosovës.

Adresa:
Zona e re industriale Veternik
10000 Prishtinë, Kosovë


Tel: +381 38 500 202 100
Fax: +381 38 500 202 550
E-mail: info@albicommerce.com
Web: www.albigroup.com