Albi Mall (dikur Albi Shopping Center) ka filluar punën në vitin 2006, dhe ka qenë e shtrirë në një sipërfaqe prej 12 000 m2. Albi Mall gjendet në periferi të kryeqytetit të Republikës së Kosovës në Prishtinë, në lagjen Veternik.

Në atë kohë, funksionimi i tij ka qenë i shkëlqyeshëm, mirëpo në bazë të nevojës dhe kërkesave të shumta të konsumatorë, në vitin 2010 është zgjeruar edhe me 18 300m2, duke arritur në total hapësirën prej 30 300m2, dukë u bërë qendra më e madhe dhe më moderne në Kosovë, dhe një nga qendrat me ofertat më të gjera në rajon. Albi Mall është qendër tregtare qe plotëson të gjitha kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve, duke ofruar mallra dhe produkt unikë njëkohësisht. Aty mund të gjeni hypermarketin modern, jashtëzakonisht shumë dyqane të tekstilit, restorante, fast-food, kafe bare, bowling, dyqane të kozmetikës, teknikë të bardhë, bizhuteri, barnatore, kënd i lojërave për fëmijë etj. Pra me një fjalë, Albi Mall ofron një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve, për të gjitha kategoritë e konsumatorëve të vet.

Pjesë e Albi Mall është edhe hipermarketi Albi

Hipermarketi gjendet në katin përdhes, me hapësirë rreth 3300m2, dhe me një gamë shumë të gjerë të produkteve ushqimore, higjienike dhe të tjera.

Sektorë mjaft të rëndësishëm janë edhe sektorët e ushqimeve të freskëta, të cilat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ecurinë e suksesshme të hipermarketit. Këtu hyjnë: Pemët të cilat për çdo ditë vijnë të freskëta, sektori i mishit, furra Albi me më shumë se 100 produkte shumë kualitative, me dhe pa aditiv, shumë lloje djathi të cilat do ti gjeni vetëm ne hipermarketin Albi dhe peshku i freskët i llojeve të ndryshme, i sjellë nga bregdeti shqiptar dhe peshk i vendit.
Përveç produkteve ushqimore të freskëta, ne Albi hipermarket mund të furnizoheni edhe me produkte të shumta higjienike, me enë të kuzhinës, një pjesë të tekstilit shtëpiak dhe pajisje të ndryshme shtëpiake.
Pjesë e suksesit tonë është edhe ambienti i këndshëm, pastërtia shumë në nivel dhe padyshim edhe shërbimi mjaft korrekt i stafit tonë.

Mirë se vini në Albi Mall – Play Land

Ne ofrojmë një ambient për Argëtim të sigurt për fëmijët tuaj, jemi një vende ideal për fëmijët nga mosha 1 vjeçare. Me një hapësirë të madhe ku kemi një sërë lojëra dhe lodra të ndara sipas moshave dhe një kujdes të veçanet nga edukatoret tona të kualifikuara. Ju ofrojmë një përvojë të bukur dhe miqësorë për familjen tuaj në një mjedis të sigurt.

Prindërit mund të bëjnë shoping apo të rrinë me miqtë dhe të pine një kafe apo të drekojnë nga njërën nga restorantet - kafenetë tona, duke shikuar fëmijën e tyre në zonën që luajnë.

Këndi i ushqimit

Te ne mund të çlodheni duke u freskuar dhe shijuar ushqimin në njërën nga Bar & Restaurantet, të cilët ju mirëpresin me një llojllojshmëri të ushqimeve të shijshme dhe me një shërbim të shpejt.

Gëzuar 5 Vjetorin e Pavarësisë